martedì 26 dicembre 2006

Permesso di Soggiorno per qendrim ne Itali rinovohet ne posta

Marre nga Edicioni shqip: www.comune.torino.it/sq

Procedura e re e rinovimit te lejeqendrimit prane Zyrave Postale

Kush duhet te beje kerkese ne Posta?
Duhet bere kerkesa ne zyren e postes per kerkimin dhe rinovimin e lejeqendrimeve te meposhtme (disa sigla po i leme ne gjuhen italiane per ti ardhur ne ndihme identifikimit te shpejte te tipit te lejeqendrimit) :adozione - affidamento - attesa riacquisto cittadinanza - famiglia (edhe per minoret nga 14 deri ne 18 vjeç) - lavoro autonomo - lavoro subordinato - lavoro stagionale - lavoro previsto dall’articolo 27 - missione - motivi religiosi - residenza elettiva - ricerca scientifica - studio - tirocinio/formazione professionale - turismo - rinovimi i lejeqendrimit per apolidia dhe asilo - dhenia dhe rinovimi i kartes se qendrimit per qytetaret jashte Bashkimit Europian - trasformimi i lejeqendrimit - ndryshimi i te dhenave personale ose i pashaportes, ose futja e femijve ne lejeqendrime dhe karta qendrimi

Menyra e plotesimit te kerkeses:
Se pari prane postave terhiqen dy lloje kit-esh: ata me nje fashe blu jane per qytetaret e Komunitetit Europian ndersa ata me fashe te verdhe jane ata per qytetaret e huaj jokomunitar.Ne momentin e dorezimit i huaji perveç kerkeses duhet te paraqese dokumentet e meposhtme:- dokument identiteti (i vlefshem) qe mundeson identifikimin nga ana e operatoreve te personit qe ben kerkesen- fotocopje ne format A4 te ketij dokumenti- fotokopje ne format A4 te te gjithe dokumentacionit identifikues te nevojshemKerkuesit jokomunitar duhet te prezantojne edhe kopje te kuponit te pageses prej 27,50 Euro per lejeqendrimin elektronik dhe pasi dorezohen dokumentet e pershkruara me siper Posta jep nje kupon (mod.22°) qe permban user ID si dhe paswordet e nevojshme per kontrollin e gjendjes se praktikes.
Po ne Kuesture kush do shkoje akoma?
Prezantimi ne kuesture behet per praktikat e meposhtme:kerkim azili politik - azil politik (lejeqendrimi per here te pare) - apolidi (per here te pare) - motive humanitare - cure mediche - gara sportive - giustizia - integrazione del minore - invito -minor età
Kush mund te zgjedhe midis postes dhe kuestures
Qytetaret komunitar qe kerkojne karten e qendrimit dhe te gjithe familjaret e tyre mund te zgjedhin nese do e bejne kerkesen ne Poste (duke paguar 30 euro) ose te vazhdojne te perdorin proceduren e meparshme dhe ta dorezojne ne Kuesture. Nga Janari edhe qytetaret romene dhe bullgare do te kene kete mundesi te dyfishte prezantimi. Edhe qytetari jo komunitar qe kerkon lejeqendrimin ne baze te lidhjes familjare me nje qytetar italian ndjek kete rregull, pasi konsiderohet ’’familjar i nje qytetari te Bashkimit Europian’’.
Roli i Zyres se Emigracionit te Kuestures
Kuestura hyn ne kete procedure nga momenti qe nga Posta i dergohen modulet. Me pare kontrollohet qe i gjithe dokumentacioni te jete komplet. Nese mungojne dokumente Kuestura mund te kerkoje integrimin e tyre.Me pas duke lajmeruar me nje rakomandate qytetarin emigrant, ku i lajmeron diten dhe oren e paraqitjes ne Kuesture per takimin e pare i kerkon qe :
· te dorezoje 4 fotografi dokumenti
· te marri gjurmet e gishterinjve
· te marri ne ate takim daten e prezantimit per takimin e dyte ku do i jepet ose refuzohet lejeqendrimi/karta e qendrimit.
Informacionet
Per ata qe perdorin internetin eshte siti web http://www.portaleimmigrazione.it/ ku mund te shohin listen e patronateve (te cilet mund te ndihmojne si plotesimin e modulit ashtu e dhe stampimin e tij) dhe listen e Zyrave Postale te autorizuara. Ndersa per ata qe nuk kane shume familjaritet me internetin mund te telefonojne falas ne keto numra(shenoni keta numra ne rubriken tuaj telefonike):
per informacion mbi patronatet 800.309.309 .Pas telefonates arrin ne cellular nje sms me patronatin ose komunen me te afert qe mund t’iu ndihmoje per praktiken. Per te aktivizuar kete sherbim duhen dixhituar numri i celularit dhe kodi postal i zones ku ndodheni (kerkesat per rinovim mund te dergohen nga çdo poste e Italise)
Postat italiane vene ne dispozicion nje tjeter numer falas 803.160 (nga e hene ne te premte 8.00-20.00). Ne kete numer mund te merrni informacion mbi zyrat postale te autorizuara me te aferta (per pranimin e dokumentave).
Sa module duhen plotesuar dhe dorezuar?
Zarfi per qytetaret jokomunitar permban dy module. PLotesimi i te parit eshte i detyrueshem per te gjithe ndersa i te dytit vetem nga kush ka nje te ardhur (i dyti behet i detyrueshem per ata qe kerkojne lejeqendrim per pune)
Kush kerkon lejeqendrimin ose karten e qendrimit edhe per familjaret ne ngarkim, duhet te dergoje nje zarf dhe nje model per secilin prej tyre (perveç rasteve kur femijet jane nen 14 vjeç)
Ndersa qytetaret Europiane qe kerkojne karten e qendrimit edhe per familjaret, mund te dergojne te gjitha praktikat ne te njejtin zarf qe permban ne brendesi nje model per çdo komponent te familjes (pra paguan vetem nje here shifren prej 30 Eurosh)
Ne momentin e dorezimit ne sportelin postar zarfi duhet lene i hapur, ne menyre qe nenpunesja e postes te kontrolloje dokumentet dhe modulet e dorezuara.
Ne kete lloj sistemi behet e rendesishme adresa ku mund te kontaktohet qytetari i huaj qe ben kerkesen. Ne rast se per ndonje arsye ai nuk paraqitet ne takim pasi merr rakomandaten e pare i arrin nje thirrje e dyte. Per te qene te sigurte per marrjen e ketij lajmerimi eshte e keshillueshme te jepet nje adrese ku te mund ta merrni edhe ne rast se nuk eshte adresa e juaj.
Si te marrim vesh ne çfare faze ndodhet praktika?
Mund te kontrollohet on line faza ne te cilen gjendet praktika e lejeqendrimit; mjafton te lidheni ne internet ne adresen http://www.portaleimmigrazione.it/, te hyni ne zonen e rezervuar dhe te dixhitoni perdoruesin (U) dhe paswordin (P) qe gjenden te shkruajtur ne kuponin postal (ricevuta dell’assicurata postale). Ne kete menyre mund te verifikohet nese praktika ndodhet akoma ne poste apo ne kuesture, nese duhen integruar akoma dokumente te tjera apo eshte e perfunduar (gjeni kodin )
Ndersa ata te cilet nuk kane internet mund te therrasin nga nje telefon fiks numrin e Postes 848.855.888(aktiv nga e hena ne te premte ngaora 8.00 ne oren 20); ne kete rast aplikohet tariffa urbane e operatorit telefonik. Sidoqofte, ne te dy rastet, per te marre vesh nese praktika eshte pranuar ose eshte hedhur poshte duhet shkuar personalisht ne Kuesturen perkatese (Zyren e Emigracionit)
Sa kushtojne praktikat e rinovimit tani?
Qytetaret jo komunitar (vetem ata) duhet te vendosin nje pulle postale (marca da bollo) Euro 14.62
30 Euro duhen paguar ne momentino e dergimit te “assicurata postale”. Po keshtu, qytetaret e huaj qe kerkojne nje permesso qe ka kohezgjatje me te madhe se 90 dite duhet te paguaje nje boletin shtese te gatshem te prestampuar ( prej 27.50 Euro me intesim te Ministrise se Financave dhe mbulon koston e lejeqendrimit elektronik) per çdo rinovim.
‘’Lejeqendrimi elektronik” eshte nje tesere magnetite e ngjashme me karten e redititi, me nje mikroship dhe nje bande me memorie optike qe permban te dhenat anagrafike, fotografine dhe gjurmet e gishterinjve te titullarit ne forme dixhitale.
Ricevuta postale se bashku me lejeqendrimin origjinal (qe i mbetet ne dore te huajit) vlen si ricevuta e meparshme rinovimit (il cedolino) dhe vlen sipas qarkoreve dhe ligjeve te fundit njesoj si lejeqendrimi ne origjinal (per te ikur ne vendin e origjines, per te ndryshuar punen, rezidencen, per te marre patenten, per te bere nje kontrate qeraje etj).
.

Nessun commento: