martedì 26 dicembre 2006

Pershendetje te gjithe shqiptareve te Piemontes

Pike se pari deshiroj t'ia filloj nga shifrat: Jemi nje nga komunitetet me te medha nder emigrantet e ketij rajoni ne veri te Italise, me 33.500 persona rezidente te rregullt, me rreth 2000 biznese shqiptaresh qe punesojne shqiptare dhe italiane, me nje numer te konsiderueshem studentesh shqiptare qe frekuentojne universitetet e Piemontes (rreth 1000) dhe me nje komunitet italo shqiptaresh te mireorganizuar(ketu jeton nje komunitet i madh arberesh). Arbereshet kane qendren e tyre koordinuese per Piemonten ne Chieri ku presidenti i shoqates "Vatra Arberesh" , Vincenzo Cucci ka edhe funksione te Keshilltarit Komunal, ne kete qytet piemontez.
Por duke pare aktivitetet e shoqatave shqiptare ne Piemonte, me rastin e festave te nentorit 2006 vihet re se pjesmarrja e shqiptareve eshte akoma e ulet. Nga nje llogari e thjeshte, per te mbetur ne boten e shifrave, ne festat e ndryshme ne Torino, Asti, Cuneo, Aleksandria e Vercelli moren pjese rreth 1500 persona pra nje perqindje shume e vogel e numrit total prej 33500 vetesh . Lind pyetja: ku jane te tjeret?
Nje pergjigje e jep publicisti shqiptar ne Itali, Rando Devole qe flet per nje komunitet shqiptar te mimetizuar. Pra nje numer shume i madh bashkatdhetaresh preferojne te rrine ne hije dhe te jetojne te qenit shqiptar vetem ne rrethin e ngushte familjar. Asgje kunder, perveç faktit se kjo lloj gjendje ndikon ne nje dobesi te theksuar te komunitetit tone ne rrafshin politik, social dhe kulturor. Si mund te ndryshohet kjo gjendje? Pike se pari duke organizuar aktivitete cilesore...ne fakt shume shqiptare dalin nga izolimi dhe mbyllja ne momentin qe kane ndonje aktivitet qe i perfaqeson denjesisht. Se dyti duke krijuar lidhje te ngushta midis te gjithe shoqatave shqiptare dhe mjeteve te informacionit shqip. Fatkeqesisht shume shoqata shihen si rivale a thua se behet fjale per parti politike. Ne te vertete duhet te jete e qarte per drejtuesit e tyre se sfida e vertete e nje shoqate shqiptare ne kushtet e tanishme eshte nxjerrja nga gjumi letargjik i mases derrmuese te komunitetit shqiptar. Secili drejtues shoqate duhet ta kuptoje se sekreti i mbijeteses se nje organizate nuk eshte rivaliteti por bashkepunimi, jo lufta ndaj tjetrit por perpjekja per t'u futur ne jeten e qytetit dhe te territorit ku kryejne veprimtarine (ne kete menyre zgjidhin me sukses edhe thembren e Akilit te çdo shoqate: financimin e aktiviteteve). Keto sfida fitohen vetem duke mbeshtetur njeri tjetrin, dhe mbi te gjitha kur kete mbeshtetje e japim pa kushte ose me nje kusht te vetem, qe tjetri te punoje ndershmerisht per shqiptaret.
Me poshte po jap disa pika referimi per shoqatat shqiptare ne Piemonte:

2 commenti:

ET ha detto...

Urimet me te perzemerta per kete "ditar " te ri ne gjuhen shqipe.
Gezuar Vitin e Ri!

Agobooks ha detto...

Gëzuar 2007-a! Mbarësi dhe fat.