martedì 26 dicembre 2006

Studentet shqiptare ne Murazzi. Nentor 2006 (Balkan Beat Video)

Publikuar 5.12.2006 ne Edicionin shqip ne web te Qytetit Torinos

Ku bëhet kjo festë? Tiranë, Durrës, Shkoder, Vlorë apo Korçë? Jo...jemi në Torino buzë lumit Po.Festa studentëve shqiptarë dhe e shoqatës “Vatra Shqiptare” këtë Nëntor iu besua dy DJ të talentuar shqiptarë NIO dhe RINO (në Pier 7-9-11 tek Murazzi).
Ata krijuan atmosfera të magjishme me muzikën që degjohet ne te gjitha diskotekat shqiptare në këtë moment. Tek dera buttafuori shqiptar na shoqëron në brendësi të ambientit. Tingujt e muzikës popullore shqiptare i linin vendin këngëve më të reja shqiptare dhe korit të të rinjve që këndonin në grup, nën ftesën e DJ shqiptar.
Mes personave që kercenin nën tingujt e njohur, kamera jonë gjeti edhe Erjon Tolën, skiatorin që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën 2006 të Torinos (banon bashkë me familjen në Valle d’Aosta rreth 80 km në veri të Torinos). Kushedi se çfarë mendon traineri i tij po ta dijë se kercen tërë natën…vetëm po u ngushëllua nga fakti se ambiente të tilla “sajohen” shumë rrallë këtu në Torino. (ndiq videon tone duke klikuar ketu)
Kercimi dhe muzika vazhduan deri të nesërmen, herët në mëngjes (29 nentor), kur shiheshin akoma grupe studentësh shqiptarë nëpër rrugët e qytetit që ktheheshin në shtëpi me jehonën e muzikës shqiptare akoma në memorie.

3 commenti:

Benalbani ha detto...

Ju lutem retifikojeni pak postimin mbi veprimtarine e studenteve ne Torino.

Veprimtaria nuk eshte organizuar nga Shoqata "Vatra", por eshte nje nisme private e nje grupi studentesh.

"Vatra" ka qene thjesht nje sponsor i veprimtarise.

Falemnderit
Benko Gjata
Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra", Torino.

Cakalli ha detto...

ok nuk ka problem...mund ta ndryshoj pa problem... e rendesishme eshte qe aktiviteti ishte shume i bukur dhe DJ te zotet...lexove edhe ne blogun e studentave te Piemontes shkrimin dhe tani situata per mua eshte me e qarte. Do te mundohem te bej korrigjimet e nevojshme dhe te kem kujdes qe pershkrimi per veprimtarite e ardhshme te jete sa me i sakte.
Besoj se eshte e qarte se synimi im ishte te behej sa me shume e ditur publikut per nje veprimtari te kendshme si ajo e Ballkan Beat. Mirepres çfaredolloj organizimi te shqiptareve ketu ne Piemonte dhe kudo ne Itali dhe mendoj se studentet shqiptare duhet ta kishin krijuar me kohe shoqaten e tyre qe do te mund te prezantoje ata prane organeve studentore dhe ne lidhje me universitetin,
Jam gjithashtu i bindur se dhe Bashkesia e Studenteve te Torinos e ka kete aftesi dhe deshire.

studenti ha detto...

Me vjen mire qe studioni jashte Shqiperise por lexoni tekstin e meposhtem dhe perpiquni te kuptoni se cpo ndodh me arsimin ne Shqiperi sot!!!
----Universitetet ne vendin tone jane bere te shumte, si ato publike ashtu edhe private. Duket

sikur gjerat po marrin per mire me ne fund dhe ky popull arsimdashes po percafon arsimimin

dhe kulturen perendimore gjera per te cilat ka nevoje aq shume. Fatmiresisht ne vendin tone

ka edhe universitete te tilla si UAT (universiteti amerikan i tiranes) ku kemi mundesi te

marrim nje diplome amerikane. Eh me ne fund do behemi amerikane!!! Kush do na beje??? Ata qe

ne amerike kane shkuar vetem per "turizem" nje-javor me paret e taksapaguesve shqipetare

gjoja per sherbim. Ne shqiptaret jemi gjenial mund ti bejme gjerat me amerikane se

amerikanet pa i pare aspak si i bejne keta te fundit. Nje universitet amerikan me pronar nje

katundar i diplomuar ne Universitetin e Tiranes do te na beje me diplome amerikane!! I

LUMTE!!! Perderisa ketu ka akoma budallenj qe i besojne BRAVO I QOFTE!!!!!!!!!! Pse jo,

perderisa na kernaqi me MEDICOM APTC(american professional training center) per kater vite

rresht le te vazhdoje tua zhbrazi xhepat katundareve arsimdashes shqipetare. Rrofte

hAMERrIKA!!!!!--------