Publikuar 5.12.2006 ne Edicionin shqip ne web te Qytetit Torinos
Ku bëhet kjo festë? Tiranë, Durrës, Shkoder, Vlorë apo Korçë? Jo...jemi në Torino buzë lumit Po.Festa studentëve shqiptarë dhe e shoqatës “Vatra Shqiptare” këtë Nëntor iu besua dy DJ të talentuar shqiptarë NIO dhe RINO (në Pier 7-9-11 tek Murazzi).
Ata krijuan atmosfera të magjishme me muzikën që degjohet ne te gjitha diskotekat shqiptare në këtë moment. Tek dera buttafuori shqiptar na shoqëron në brendësi të ambientit. Tingujt e muzikës popullore shqiptare i linin vendin këngëve më të reja shqiptare dhe korit të të rinjve që këndonin në grup, nën ftesën e DJ shqiptar.
Mes personave që kercenin nën tingujt e njohur, kamera jonë gjeti edhe Erjon Tolën, skiatorin që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën 2006 të Torinos (banon bashkë me familjen në Valle d’Aosta rreth 80 km në veri të Torinos). Kushedi se çfarë mendon traineri i tij po ta dijë se kercen tërë natën…vetëm po u ngushëllua nga fakti se ambiente të tilla “sajohen” shumë rrallë këtu në Torino. (ndiq videon tone duke klikuar ketu)
Kercimi dhe muzika vazhduan deri të nesërmen, herët në mëngjes (29 nentor), kur shiheshin akoma grupe studentësh shqiptarë nëpër rrugët e qytetit që ktheheshin në shtëpi me jehonën e muzikës shqiptare akoma në memorie.
Visualizzazione post con etichetta piemonte. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta piemonte. Mostra tutti i post
martedì 26 dicembre 2006
Iscriviti a:
Post (Atom)