Por duke pare aktivitetet e shoqatave shqiptare ne Piemonte, me rastin e festave te nentorit 2006 vihet re se pjesmarrja e shqiptareve eshte akoma e ulet. Nga nje llogari e thjeshte, per te mbetur ne boten e shifrave, ne festat e ndryshme ne Torino, Asti, Cuneo, Aleksandria e Vercelli moren pjese rreth 1500 persona pra nje perqindje shume e vogel e numrit total prej 33500 vetesh . Lind pyetja: ku jane te tjeret?
Nje pergjigje e jep publicisti shqiptar ne Itali, Rando Devole qe flet per nje komunitet shqiptar te mimetizuar. Pra nje numer shume i madh bashkatdhetaresh preferojne te rrine ne hije dhe te jetojne te qenit shqiptar vetem ne rrethin e ngushte familjar. Asgje kunder, perveç faktit se kjo lloj gjendje ndikon ne nje dobesi te theksuar te komunitetit tone ne rrafshin politik, social dhe kulturor. Si mund te ndryshohet kjo gjendje? Pike se pari duke organizuar aktivitete cilesore...ne fakt shume shqiptare dalin nga izolimi dhe mbyllja ne momentin qe kane ndonje aktivitet qe i perfaqeson denjesisht. Se dyti duke krijuar lidhje te ngushta midis te gjithe shoqatave shqiptare dhe mjeteve te informacionit shqip. Fatkeqesisht shume shoqata shihen si rivale a thua se behet fjale per parti politike. Ne te vertete duhet te jete e qarte per drejtuesit e tyre se sfida e vertete e nje shoqate shqiptare ne kushtet e tanishme eshte nxjerrja nga gjumi letargjik i mases derrmuese te komunitetit shqiptar. Secili drejtues shoqate duhet ta kuptoje se sekreti i mbijeteses se nje organizate nuk eshte rivaliteti por bashkepunimi, jo lufta ndaj tjetrit por perpjekja per t'u futur ne jeten e qytetit dhe te territorit ku kryejne veprimtarine (ne kete menyre zgjidhin me sukses edhe thembren e Akilit te çdo shoqate: financimin e aktiviteteve). Keto sfida fitohen vetem duke mbeshtetur njeri tjetrin, dhe mbi te gjitha kur kete mbeshtetje e japim pa kushte ose me nje kusht te vetem, qe tjetri te punoje ndershmerisht per shqiptaret.
Me poshte po jap disa pika referimi per shoqatat shqiptare ne Piemonte:
- Shoqata "Mergimtari" siti internet: www.mergimtari.org ; artikuj te ndryshem mbi kete shoqate : Edicioni Shqip ne web i Qytetit te Torinos : email: kontakti@mergimtari.org
- Shoqata "Vatra" email: vatra@hotmail.it.
- Shoqata "Madre Teresa" di Asti, email. edissopi@hotmail.com
- Shoqata "Madre Teresa " di Torino, email: anaskanjeti@yahoo.it
- Studentet Shqiptare te Torinos StudentetShqiptarTorino@yahoo.com dhe ne web: http://studentetshqiptartorino.blogspot.com/index.html
2 commenti:
Urimet me te perzemerta per kete "ditar " te ri ne gjuhen shqipe.
Gezuar Vitin e Ri!
Gëzuar 2007-a! Mbarësi dhe fat.
Posta un commento